Mbyllet një lokal në Tetovë – ka punuar jashtë orarit të lejuar

Mbrëmë (16.01.2021) rreth orës 21:30 minuta në fshatin Sedllarcë të Epërme në Tetovë nëpunësit policor të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 41 vjeçarin B.I për shkak se në lokalin e tij ka punuar pas kohës së lejuar si dhe brenda në objekt janë gjetur edhe 29 persona të tjerë. Objekti është mbyllur nga Inspektorati i Tregut dhe pas zbardhjes së rastit do të ngritet parashtresë adekuate për mosveprim të rregullave shëndetësore në kohë pandemie – informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.