Mbyllet një lokal në Bogovinë të Tetovës

Gjatë ditës së djeshme 18 Janar në periudhën prej 18:00 deri në 21.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll në disa objektet hotelierike në lidhje me “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”,

kështu që në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë të Tetovës, pronë e personit Xh.B. (50) nga Bogovina, kanë qëndruar 4 persona dhe pronari i lokalit.

Objekti është mbyll nga ISHT, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.