Mbyllet komuna e Strugës, i punësuari rezulton pozitiv me koronavirus

Një i punësuar në Komunën e Strugës ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (Covid-19). Për shkak të rastit, Komuna njofton se nuk do të punojë deri të hënën e ardhshme.

“Në konsultim me autoritetet kompetente, kërkuam nga punonjësit e Komunës së Strugës që të qëndrojnë në izolim dhe në rast të paraqitjes së simptomave të lajmërohen te mjeku amë. Derisa situata me pandeminë po përkeqësohet, ju lusim të keni kujdes dhe të respektoni masat dhe rekomandimet e Qeveria dhe Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e pandemisë”, thonë nga Komuna e Strugës.

Sipas informacioneve të Alsat, i punësuari ka simptomat të lehta dhe aktualisht po kurohet në kushte shtëpiake. Autoritetet tashmë kanë filluar anketën epidemiologjike dhe gjurmimin e kontakteve.