Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ zgjedhjet i vlerëson si të suksesshme

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, në të cilët qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë brenda objekteve, ku është votuar.

Siç informoi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, votimi do të vazhdojë në disa vendvotime, pasi ka pasur ndërprerje për më shumë se një orë. Komunat në të cilat do të vazhdojë pas orës 19:00 votimi në disa vendvotime janë: Saraj, Karposhit, Probishtpit dhe Dollnenit do të vazhdohet ende sepse ka pasur vonesa në hapjen e tyre
Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja deri në ora 18:30 ka qenë 48.88 përqind.