Mbyllen për 48 orë të gjitha pikat kufitare me Greqinë, ja shkaku

Komunikacioni i mallrave në pikat kufitare të Maqedonisë dhe Greqisë do të ndërpritet plotësisht për dy ditët në vijim, ndërsa qarkullimi i pasagjerëve do të lejohet periodikisht.

Siç thuhet, nga e marta në mesnatë deri të mërkurën në mesnatë do të ndërpritet plotësisht qarkullimi i mallrave në vendkalimet kufitare “Bogorodica-Evzoni”, “Dojran-Dojrani” dhe “Mexhitlija-Niki”, përveç mallrave që prishen, për shkak të grevës dyditore thuhet në deklaratën e shërbimeve doganore të Greqi.

Nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë, duke iu referuar informacioneve nga Ambasada Greke në Shkup, sqarojnë se qarkullimi i pasagjerëve do të lejohet periodikisht, por se orari i saktë nuk dihet dhe se udhëtarët këshillohen që gjatë kësaj periudhe të shmangin lëvizjen në drejtim të këtyre pikave kufitare.