Me 09.01.2021 në ora 19.20 gjatë kryerjes së kontrollit në një lokal në Dibër, në pronësi të D.S. nga Dibra nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Dibër në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut objekti është gjetur i hapur dhe në të ka pasur tetë persona prej të cilëve dy adoleshent, ku personat janë arrestuar, ndërsa adoleshentët në prezencën e prindit janë thirrur nga Reparti i punëve të brendshme në Dibër për procedurë të mëtutjeshme, raporton Almakos.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë padi adekuate penale.
Me 09.01.2021, zyrtarët policor dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontrolle në lokale të ndryshme në Kërçovë. Është konstatuar se një lokal në Kërçovë, nuk i ka respektuar protokollet e punës së objekteve shërbyese për shkak të së cilës është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Me 09.01.2021 në ora 21.00 gjatë kontrollit në një lokal në lagjen Shën Stefani në Ohër nga ana e zyrtarëve policor të SPB Ohër në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është konstatuar se objekti ka punuar pas orës 18.00 dhe në të njëjtën janë gjetur pesë persona, ku rreth orës 22.00, para lokalit është arrestuar edhe D.D.(38) nga Ohri pasi që e ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut janë ndërmarr masa adekuate për mbylljen e lokalit, ndërsa kundër personit të arrestuar do të ngritët padi adekuate penale.