Mbyllen “KAM” marketet, Drejtoria e të Hyrave Publike në aksion

Mëngjesin e sotëm një numër i marketeve janë mbyllur me shirita de vula të verdha ku thuhet se janë mbylur nga Drejtoria e të Hyrave Publike.

Dje drejtoresha e DHP-së, Sanja Llukarevska tha se mbi 300 inspektorë dhe kontrollorë të tyre kanë inspektuar 84 objekte të marketeve “KAM” për shkak të parregullsive të regjistruara. Ajo tha se operacioni po kryhej nga inspektorët, kotrollorët dhe persona të tjerë të autorizuar.