Mbyllen furra, burektore dhe dyqane në Çair

Gjatë ditës së djeshme inspektorët kanë mbyllur 12 lokale në Komunën E Çairit. Një nga arsyet e kontrolleve ishte edhe (mos) respektimi i ditës së diele si ditë jopune në përputhje me Ligjin për raporte pune, përcjellë Klan M.

Furra, byrektore dhe dyqane të ndryshme janë mbyllur dje nga inspektorati shtetëror i punës. Dje inspektorët të shoqëruar me policë mbyllën 12 lokale të cilët nuk respektuan ditën e diele si ditë jopune në përputhje me Ligjin për raporte pune. Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të punës Vesna Tomovska tha se prej orës 10:00 deri në ora 17:00, punonjësit policorë së bashku me inspektorët në rajonin e Komunës së Çairit kanë kryer kontrolle në objektet e rrugës “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”.

“Në terren kishim probleme por situata nuk eskaloj pasi që kemi qenë të shoqëruar me polici. Inspektimet e ndërrmara në Komunën e Çairit janë bërë pas denoncimeve të qytetarëve dhe sindikatave të Maqedonise se punëdhënësit nuk po e respektojnë ligjin dita e diel jo pune. Kjo u vërtetua edhe në terren pas inspektimeve janë mbyllur lokale të cilët punojnë me pakicë të cilët shesin pemë dhe perime ndërsa kjo sipas ligjit nuk është e paraparë, disa furra dhe disa lokale tjera që bëjnë shitje me pakicë” – deklaroi Vesna Tomovska, drejtoreshë e inspektoratit shtetëror të punës.

Një nga arsyet e kontrolleve ishte edhe (mos) respektimi i ditës së diele si ditë jopune në përputhje me Ligjin për raporte pune.

“Nga të gjitha kontrollet, janë shqiptuar 12 masa, saktësisht te 8 lokale është vendosur ndërprerje e aktivitetit për 15 ditë, tre vendime për të themeluar marrëdhënie pune te personat që punonin dhe një vendim për regjistrimin e aktiviteteve të paregjistruara” – deklarojnë nga MPB.

Inspektorati i Tregut pikërisht ka bërë kontrollet në Çair pas denoncimeve të qytetarëve dhe sindikatave të punëtorëve të cilën janë ankuar se disa punëdhenës se nuk po e respektojnë ligjin. /KlanMacedonia/