Rritja e papritur e rasteve me COVID-19, solli një mbingarkesë në sistemin shëndetësor të Hong Kongut. Si pasojë e kësaj situate, pacientët u detyruan të trajtoheshin në ambjentet jashtë spitaleve.
Qeveria pohon se po përpiqet të trajtojë valën e pestë të infeksioneve dhe gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së kufizimeve në vend, raporton BBC.
Të mërkurën u regjistruan 4 285 raste të reja, ndërkohë që me shumë se 10,000 njerëz të infektuar qëndrojnë në pritje për t’u rregjistruar në spitale.Ekspertët paralajmërojnë se rastet mund të rriten në 28,000 në ditë. Nëntë persona vdiqën nga virusi në 24 orët e fundit, ndër to dhe një vajzë trevjeçare.
Qeveria vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve për tu vaksinuar, veçanërisht për të moshuarit./abcnews.al