Musa Damati, avokati i Pal Lekajt, vlerëson se vendimi i sotëm ndaj klientit të tij është skandaloz.
Ai njofton se do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Dytë.
“Nuk mund ta konsiderojmë ndryshe veçse skandaloz, bindja jonë është se do të pesojë ndryshime në favorin tonë”, tha ai para mediave.
Ndryshe, Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “53-milionëshi”.
Ai është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.