Mbrojti të drejtat e grave dhe ishte kundër shamisë,dënohet avokatja Nasrin Sotoudeh!

Avokatja e njohur iraniane për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, është privuar nga liria me 38 vjet burg dhe 148 goditje me kamxhik për dy vepra penale.
Nasrin Sotoudeh është e njohur për përfaqësimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, disidentëve dhe grave që protestuan kundër mbajtjes së detyrueshme të shamisë në Iran.

Për këtë ka njoftuar agjencia i lajmeve të Iranit , IRNA.
njeriut me 38 vjet burg
Avokatja e njohur iraniane për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, është dënuar me 38 vjet heqje lirie dhe 148 goditje me kamxhik për dy vepra penale, raporton CNN.

Nasrin Sotoudeh është e njohur për përfaqësimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, disidentëve dhe grave që protestuan kundër mbajtjes së detyrueshme të shamisë në Iran.

Për këtë ka njoftuar agjencia i lajmeve të Iranit , IRNA.

Avokatja e të drejtave të njeriut u dënua për “mbledhjen dhe bashkërendimin e kryerjes së krimeve kundër sigurisë kombëtare” dhe për “fyerjen e udhëheqësit suprem”.

Një publikim në Facebook nga bashkëshorti i saj Reza Khandan tha se vendimi e dënoi atë me 33 vjet dhe 148 goditje. Ai shtoi se dënimi për avokaten shkon në 38 vjet për shkak se ajo ishte dënuar në mungesë edhe në vitin 2016 me pesë vjet. Pesë vjet me burgim për rastin e parë dhe 33 vjet për rastin e dytë si dhe 148 goditje me kamxhik, ka shkruar burri i saj.

Por mediat shtetërore thanë se Sotudeh u dënua me shtatë vjet burg, duke cituar gjyqtarin në këtë rast, Mohammed Moghiseh. Arsyet e mospërputhjes në raporte nuk janë të qarta.

“Nasrin Sotoudeh i ka kushtuar jetën e saj mbrojtjes së të drejtat të grave dhe duke folur kundër dënimit me ekzekutim dhe është krejtësisht e egër që autoritetet iraniane po e dënojnë atë për punën e saj për të drejtat e njeriut”, tha Philip Luther, hulumtues i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Qershorin e kaluar, Sotoudeh u mor nga policia në shtëpinë e saj në Teheran dhe u dërgua në burgun Evin, një vend famëkeq jashtë kryeqytetit.

Sotoudeh gjithashtu ka qenë fituese e çmimit Saharov të Parlamentit Europian për lirinë e mendimit, raporton CNN.