Mbretërorët britanikë Meghan e Harry sinjalizojnë…

Meghan Markle dhe princi britanik i kurorës Harry kanë dhënë sinjale se mund të kenë zgjedhur Kanadanë si vendin e tyre të përhershëm teksa largohen gjithnjë e më shumë nga jeta dhe detyrat mbretërore, pretendojnë ekspertë të çështjes.

Por ekspertë mbretërorë kanë thënë se Kanadaja do të jetë vetëm baza e tyre e përkohshme para se të vendosen në SHBA. ekspertja e revistës People, Erin Hill pretendon se Meghan e Harry se nuk do të largohen së shpejti nga Kanadaja.

“Meghan e Harry kësaj jave ishin duke promovuar ndërgjegjësimin ndaj sëmundjeve mendore dhe i dedikuar postimin e tyre në Instagram për Bell Let’s Talk, që është programi i kompanisë celularë që dhuron 5 cent nga çdo person shpërndan apo bën hashtag bamirësive të sëmundjeve mendore. Por fakti më interesant ishte se këtë e shoqëruan me një emoji të flamurit kanadez”, tha Hill.

Ekspertja shton: “Ndoshta kjo tregon për njëfarë patriotizmi që ata kanë gjetur në Kanada, pasi është një nismë specifike kanadeze”.