Mbretëri e Bashkuar, rritet në 15.464 numri i vdekjeve nga COVID-19


Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 15.464, me 888 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Departmenti i Shëndetit Britanik në twitter njoftoi se që nga fillimi i krizës së koronavirusit janë testuar gjithsej 357.023 persona, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 21.389 teste.
Autoritetet shëndetësore, të cilat më 16 prill zgjatën masat e bllokimit për tre javë të tjera, konfirmuan gjithsej 114.217 raste pozitive të koronavirusit në vend.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 156 mijë të vdekur dhe rreth 578 mijë të shëruar.