Mbrëmë në Tetovë Bislimovskit iu hodhën një grusht parash (Video)

Mbrëmë në Klan Macedonia është debatuar për rritjen e energjisë elektrike, si dhe rritjen prej 7.4% të energjisë elektrike për familjet.

Panelist në debat kanë qenë kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, anëtari i Këshillit Inicues për protestat kundër shtrenjtimit të rrymës, Krenar Osmani dhe profesori Iljaz Iljazi.

Përderisa kryetari i KRRE-së, Bislimovski, ka qenë duke shkuar te vetura e tij, një grup qytetarësh kanë organizuar një aksion paqësor, si shenjë revolte ndaj rritjes së çmimit të rrymës.

Ata ia kanë hedhur një grumbull parash tek shkallët ku gjendet televizioni Klan M. Qëllimi i aksionit ka qenë për t’i treguar KRRE-së dhe kompanive energjetike se deri kur do të ngopeni me zhvatjen që iu bëhet qytetarëve në kohë pandemie.

Në video dëgjohet duke iu thënë nga qytetarët se ”zotëri Bislimovski i keni harruar paratë”, ”paratë ku latë”