Mblodhi në Dhërmi 150 personalitete nga gjithë bota, kush është Arian Rexhepi nga Tetova, që në Shqipëri e quajnë patriot e në Zvicër, zoti Ujk

Ai quhet Arian dhe është shumëçka, por mbi të gjitha patriot. Lindur dhe rritur në Zvicër, me prejardhje shqiptare. Është 50 vjeç dhe 50-vjetorin e festoi askund tjetër veçse në Shqipëri.

150 personalitete të fushave të ndyshme nga më shumë se 100 vende të botës. Njerëz të politikës, biznesit, artit shkelën për herë të parë në tokën shqiptare me rastin e 50 vjetorit të Arian Redzepit.

“Mr. Wolf”, kështu e ka cilësuar Redzepin revista zvicerane Bilan; si një njeri që nuk njeh kufij.

Arian Rexhepi është njeriu që nxori nga kampi sirian djalin shqiptar… Edhe pse nuk pranoi asnjëherë të fliste publikisht për këtë në intervista, as kur ia kërkuan CNN dhe Corriere Della Sera.

Ariani është gjithashtu i vetmi shqiptar që pati lejen për të qenë në stadium në ndeshjen e nxehtë Shqipëri– Serbi, sepse sikurse thonë ata që e njohin: “Arianin nuk e ndal njeri”.

Ishte po Ariani, njeriu që përmes një telefonate, bindi Mike Tyson të publikonte një foto teksa me duar bënte shqiponjën dykrenare.

Një figurë poliedrike, që qëndron prapa skene në kaq shumë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë.

Po në aspektin profesional?

Arian Redzepi është një lobist ekonomik, politik dhe strategjik global, me lidhje të forta në të 6 kontinentet dhe një karrierë 30-vjeçare.

Si specialist i HR (Human Resources) ka realizuar implementimin e kompanive National Oil, në Gjenevë. Për vite me radhë ka qenë i atashuar si këshilltar multinacional i Pharmaceutical, Investment Funds, Swiss Bank, Private Equity.

Përmes punës, gjithmonë ka dhënë kontribut për Shqipërinë në mënyrë direkte ose jo. Edhe këtë herë zgjodhi të mbledhë miqtë e tij në Shqipëri duke e promovuar në mënyrë elitare me personalitete nga e gjithë bota.

Sepse sikurse thotë ai vetë: “You have to be local, in order to be global”.