Mblidhet shtabi i krizës në Tetovë, kërkon ndihmë nga Qeveria pas përmbytjeve

Shtabi i krizës në komunën e Tetovës, sot diskutoi për situatën e krijuar pas përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu rajonin e Tetovës.

Në këtë mbledhje u kërkua që qeveria e Maqedonisë së Veriut të ndihmojë komunën e Tetovës respektivisht të ndajë mjete që ekipet tona të mund të bëjnë pastrimin e rrugëve, shtratin e lumenjve dhe rregullimin e infrastrukturës që është dëmtuar nga reshjet e shiut.

Ne si komunë, u tha në këtë takim kemi dalë në terren menjëherë me të gjitha kapacitetet që disponojnë dhe mjetet e destinuara për këtë qëllim janë shfrytëzuar të gjitha. Ne do të vazhdojmë që me ekipin e NKP të, Zjarrfikësve të punojmë në pastrimin e rrugëve, shtratin e lumit në Reçicë, në Poroj si dhe pastrimin e kanalizimeve nëpër lagjet e qytetit për t’i siguruar qytetarëve lëvizje të lirë dhe të sigurt.