Tashmë ka nisur mbledhja e Këshillit qendror të LSDM-së, ku pritet të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit të partisë Zoran Zaev.“Do të diskutojmë për gjendjen aktuale politike, do të na informojë kryetari i partisë deri ku janë bisedimet me partnerët e rinj potencial të koalicionit dhe natyrisht do të hapet debat lidhur me dorëheqjen e tij, informoi sonte para seancës së Këshillit qendror të LSDM-së, anëtari i Këshillit ekzekutiv dhe Qendror të partisë, Muhamed Zeqiri.
Ajo që do të vendoset, siç tha, natyrisht në fund do të kumtohet në media dhe në opinion.“Çka do të vendos shumica ai do të jetë vendimi. Do të shohim si do të vijojë debati brenda. Nëse hapat procedura do të ketë secili të drejtë të kandidohet që i plotëson kushtet”, tha Zeqiri.Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska deklaroi se kanë shumë tema për diskutim – hapat e radhës të partisë, rreth shumicës parlamentare, situatën aktuale politike.“Këtë do ta diskutojmë në Këshillin ekzekutiv dhe Qendror sepse vetë këto dy seanca janë pikërisht sipas kërkesës së tij”, tha Llukarevska rreth dorëheqjes së Zaevit.
Nëse pranohet dorëheqja e Zaevit, nis procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Sipas Statutit të partisë, parashihet që brenda 15 ditësh të shpallen zgjedhjet brendapartiake për kryetarin e ri.Zgjedhjet janë të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë për të gjithë anëtarët e paraqitur. Kryetari i ri, siç paralajmëroi Zaev, duhet të jetë edhe mandat i Qeverisë së re.Një pjesë e anëtarësisë së LSDM-së nuk e mbështet dorëheqjen e Zaevit të paralajmëruar pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. Në ndërkohë, pasi dështoi përpjekja e opozitës për mosbesim të Qeverisë, është punuar edhe në përforcimin e shumicës parlamentare.