Mblidhet komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së është duke mbajtur mbledhje sonte, në të cilën siç paralajmëroi nënkryetari i partisë, Vllado Misajllovski bisedohet për situatën politike aktuale dhe situatën pas zgjedhjeve lokale.

Misajllkovski në deklaratë për RTM tha se kjo mbledhje është e rregullt dhe pika e parë e rendit të saj është shqyrtimi i rezultatit të zgjedhjeve, ku kanë pasur rezultat të mirë apo ku duhet të përmirësohen.