Mblidhen mbi 7 mijë euro për të moshuarën nga Istogu, i sigurohen ba*rnat, ushqimi e drutë për dimër

Labinot Tahiri mori iniciativën për të ndihmuar të moshuarën 87-vjeçare nga fshati Rakoshë i komunës së Istogut. Ai gjatë ditës së djeshme ishte në shtëpinë e të moshuarës për ta siguruar se nuk do t’i mungojnë gjërat për të cilat ka nevojë.

E këngëtari, gjatë ditës së sotme, ka njoftuar se janë tubuar mbi 7 mijë euro për të moshuarën nga Istogu dhe se në dy ditët e ardhshme pritet të sigurohet shuma e mjaftueshme. Ai ka thënë se asaj i janë siguruar po ashtu edhe bar*nat, drutë për dimër, si dhe ushqim i mjaftueshëm.