Huliganët serbë janë mbledhur në Munih ku prej orës 21:00 zhvillohet ndeshja Danimarkë – Serbi. Njëjtë si para dy ndeshjeve të para në grup, huliganët serbë kanë nisur fyerjet ndaj shqiptarëve.
“Ai që nuk kërcen është shqiptar”, është njëra prej këngëve që po e këndojnë ata, raporton “Kurir“.
Shpresat janë të mëdha që Danimarka do të shënojë fitore dhe do të dërgojë në shtëpi Serbinë dhe huliganët serbë.
Ka pasur edhe thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.
Janë shfaqur sërish flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Sukob srpskih navijača sa policijom u Minhenu. #EURO2024 pic.twitter.com/OaV5v8QlUH
— B92 Sport (@b92sport) June 25, 2024