Mbledhje e rregullt e Qeverisë, ja çka po debatohet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 15.02.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 14-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për programin dhe prioritetet e kryesimit francez me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në mbledhje, para ministrave do të gjenden edhe më shumë propozim-programe për punë për vitin aktual, mes të cilave edhe Propozim-programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve malore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Propozim-programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve malore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2022, propozuar nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.

Në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet edhe Informacioni për propozim-strukturat dhe Planit të veprimit për vendosjen e sistemit për menaxhim indirekt nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me IPA mjetet në përputhje me kërkesat nga Rregullativa për zbatimin e Instrumentit të ri për ndihmë para-aderuese (IPA 3) për Program Vjetor të Veprimit për vitin 2022.