Mbikalimi në Bit Pazar i shndërruar në “tualet”

Mbikalimi në Bit Pazar duhet të prishet dhe të largohet tërësisht. Kështu vlerësojnë nga Oda e Tregtarëve. Kryetari i Odës, Ekrem Dolek thotë se ura përveç se nuk është funksionale, pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Nga Oda e Tregtarëve thonë se në vend të mbikalimit që është shndërruar në deponi mbeturinash dhe “tualet” duhet të legalizohet pika e kalimit për këmbësorët pranë urës.

Qëndrimi final i pazarxhinjve dhe i qytetarëve që gravitojnë në Çarshinë e Shkupit dhe qytetarëve që kalojnë këtu është se ky vendkalim nuk mbyllet, ky vend kalim duhet të legalizohet dhe sinjalizohet. Janë 100 mënyra, janë semaforët, janë vijat e bardha, janë semaforët. Ura nuk është funksionale, ura duhet të mbyllet 1 orë më para. Tash me e marrë kamerën Ju me xhiruar atje ajo është shndërruar në një tualet publik i cili është një rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive dhe ngjitëse. Kjo është një katastrofë”, tha Ekrem Dolek, Oda e Tregtarëve.
Kryetari i Komunës së Çairit thotë punohet për mbylljen e përkohshme të mbikalimit.

Unë jam i mendimit që përkohësisht ta mbyllim atë urë dhe vendkalimin, apo zebrat ti legalizojmë, në atë vendkalim ku kalojnë qytetarët të vendosim zebra apo edhe semafor së bashku me zebra. Aty me siguri se duhet të dalin ekspertët e komunikacionit rrugor, ta vendosin se cila është zgjidhja më e mirë nëse ura nuk funksionon, por shihet se ura nuk funksionon”, pohoi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, thotë se po bisedohet me komunën e Çairit për të gjetur zgjidhje, pasi edhe kontrata me koncesionerin e urës është afër skadimit.

Nëse mirëmbahet dhe vendoset në funksion atëherë ta mbyllim atë kalimin e këmbësorëve, kushtimisht thënë jolegal, pasi atje tradicionalisht ka pasur kalim të këmbësorëve, nëse jo atëherë duhet ta heqim urën e të lirohet komunikacion i këmbësorëve ashtu siç duhet të jetë”, theksoi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Nga qyteti i Shkupit dhe nga Komuna e Çairit, për një kohë të gjatë premtojnë zgjidhje për mbikalimin në Bit Pazar dhe për legalizimin e kalimit të këmbësorëve, megjithatë vazhdon të mos ketë zgjidhje konkrete.