Mbi 70 ushtarë profesionistë në Armatë, vijon konkursi edhe për 200 të tjerë


Ar*mata po zhvillohet, përforcohet dhe ajo që është me rëndësi siç e shohim sot, Ar*mata jonë po rinohet. Ju sot bëheni pjesë e institucionit më të vlerësuar, më të respektuar me besim më të madh në shtetin tonë, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në pritjen e sotme të 70 ushtarëve të rinj profesionistë në kazermën “Ilinden”.

Shekerinska, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, theksoi se investimet në Ar8matë në tre vitet e fundit kontribuuan për herë të parë pas shumë viteve, që interesi të jetë jashtëzakonisht i madh.
“Për herë të parë, për 70 vende për ushtarë kemi 750 kandidatë, praktikisht nga 10 kandidatë për çdo vend. Kjo tregon se investimi ynë në institucion, në kushte dhe pajisje më të mira, tani më vërehet nga ana e të gjithëve”, porositi ministrja.

Shekerinska informoi se në ditët në vijim do të shpallet konkurs i ri për pranimin edhe të 200 ushtarëve profesionistë të cilët përveç asaj që e rinojnë Armatën, do të krijojnë edhe kapacitet të ri në të cilin Ar*mata dhe Ministria do të investojnë.
“Pranimi në NATO, ardhja e Brigadës së Evropës Juglindore, pajisja e re dhe rritja e pagave në Ar*matë, kontributi në gjendjen e jashtëzakonshme, vend i liderit në transparencë dhe besimi tek qytetarët, kanë bërë që viti 2020 të jetë vit edhe më i suksesshëm në pjesën e mbrojtjes”, ka thënë Shekerinska.

Në solemnitet me rastin e pranimit të ushtarëve të rinj mori pjesë edhe shefi i SHM-së së ARM-së, Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i kazermës “Ilinden”.
Me pranimin e sotëm të 70 ushtarëve, numri i përgjithshëm i ushtarëve të rinj të pranuar në tre vitet e fundit arrin 630.