Mbi 6% janë rritur çmimet brenda vitit në Maqedoninë e Veriut!

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars 2021, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 1.1% në nivel mujor dhe për 6.4% në nivel vjetor.
Në muajin mars 2021, krahasuar me muajin shkurt 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 3.2 %, në sektorin Industria përpunuese për 1.0%, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar mbesin të pandryshueshme.

Në muajin mars 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 13.5%, në sektorin Industrinë përpunuese për 5.4% dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajri i kondicionuar për 14.9%.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars të vitit 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta për 0.6% në nivel mujor dhe për 7.2% në nivel vjetor.

Në muajin mars 2021, krahasuar me muajin shkurt 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorët Miniera dhe gurorë për 4.7%, ndërsa në sektorin industria përpunuese për 0.3%.
Në mars të vitit 2021, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 13.9%, dhe në sektorin Industria përpunuese për 6.7%.