Mbi 54 mijë punëtorë nuk kanë marrë pagë në muajin mars!

Drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska ka kumtuar numrat e kompanive që nuk kanë dhënë paga gjatë muajit shkurt e mars, dhe numrin e punëtorëve që kanë mbetur pa të hyra në të njëjtat muaj.
“Në muajin shkurt 2021, 3 mijë e 774 punëdhënës nuk kanë dhënë paga për 9 mijë e 947 punëtorë. Në muajin mars, deri në afatin ligjor deri më 15 prill, bruto pagë nuk kanë dhënë 14 mijë e 998 punëtorë, për 54 mijë 662 punëtorë”, deklaroi Llukarevska.