Mbi 50.000 vizitorë e kanë parë pavijonin e Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020


Nga 1 tetori e këtej, pavioni i Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020 u vizitua nga mbi 50.000 vizitorë. Në eventin më të madh botëror për këtë vit, vendi prezantohet me sloganin “Shtëpi në çdo hap”, nën moton “Mundësi të reja”. Këto ditë në Dubai Ekspo është e mundur të lëvizësh, pavarësisht nga pandemia kovid dhe masat e rrepta për të hyrë në Emiratet e Bashkuara Arabe, shumë turistë dhe vizitorë shkojnë për të parë pavionet e vendeve të prezentuara në këtë event që mbahet një herë në dhjetë vjet dhe i cili paraqet ide inovatore për zhvillim teknologjik, qëndrueshmëri, mundësi biznesi, vlera kulturore dhe tradicionale.

Ekspo botërore tash e 170 vjet paraqet platformë për shfaqjen e inovacioneve më të mëdha botërore. Ekspo 2020 e vazhdoi këtë traditë që për një pjesë të madhe të vendeve të përfaqësuara atje i prezentojnë arritjet e tyre më të reja. Ky manifestim duhej të mbahej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë është anuluar për këtë vit, por nikoqirët, megjithatë, e mbajtën emrin si Dubai Ekspo 2020. Manifestimi filloi më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 31 mars, ndërsa janë prezentuar 192. Çdo ditë në Dubai Ekspo 2020 (expo2020dubai.com) mbahen manifestime të shumta ndërsa vendet e kanë edhe ditën e tyre nacionale kur i prezentojnë mundësitë e tyre.

Dubai Ekspo është vendosur në sipërfaqe prej 438 hektarë dhe ndodhet midis qyteteve Dubai dhe Abu Dabi, në afërsi të kufirit jugor të Dubait me Abu Dabin. Pavijonet janë vendosur rreth sheshit qendror, të titulluar si Al Vasiël, i rrethuar me objekte prej tri fushave të mëdha tematike. Secila prej tyre i kushtohet njërës prej nëntemave të Ekspo 2020 – Mundësi, mobilizim dhe qëndrueshmëri. Lokaliteti ka qendër për raste emergjente që përfshin dhomën e izolimit, dhomën për ndihmë emergjente mjekësore, autoambulanca dhe helikopterë.

Pavijoni i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i hapur me mbështetjen e nikoqirit Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa vizitorët kanë mundësi unike drejtpërdrejtë të njoftohen me kulturën dhe traditën e shtetit tonë si edhe me pasuritë natyrore dhe potencialin turistik. Janë ekspozuar terakota, artefakte, veshje tradicionale, materiale promovuese dhe video prezentime të Maqedonisë së Veriut.

Fokus i veçantë u është vënë mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, si edhe potencialit investues dhe afarist të vendit, për çka janë vendosur edhe panele informative shtesë për zonat e lira ekonomike, inovacionet, bujqësinë, energjetikën dhe turizmin.

Përfitimet nga pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020 janë të shumta, nga ngritja e dukshmërisë së vendit në rajonin e Lindjes së Afërt dhe në korniza botërore, rritjen e numrit të turistëve të huaj, krijimin e rrjetit të kontakteve të biznesit për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Po punohet në promovimin ekonomik por edhe të përgjithshëm të vendit në Dubai Ekspo 2020
Komisari i përgjithshëm për Dubai Ekspo 2020, Bekri Ajdini në një deklaratë për MIA-n thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë me pavijonin e tij në këtë manifestim botëror nën moton “Shtëpi në çdo hap” dhe me këtë dëshiron të japë simbol dhe sqarim të mirë se vendi është i hapur për të gjitha bashkësitë që jetojnë atje dhe vizitorët dhe turistët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut.