Mbi 400 incidente në shkolla brenda vitit 2021

Viti 2021 u përmbyll më 413 incidente të ndryshme në shkollat e Kosovës.

Kështu thonë nga Policia e Kosovës.

Nga policia thonë se çdo fillim të viti shkollor Policia harton dhe aktivizon plane të ndryshme Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë.

“Nga 01.01. 2021 e deri me 31.12.2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi. Policia e Kosovës në fillim të çdo viti shkollor harton dhe aktivizon plane të ndryshme Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë. Po ashtu edhe nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventive në vazhdimësi realizohen projekte të ndryshme sensibilizuese dhe parandaluese në shkolla”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se, siguria në shkollat e Kosovës vazhdon të mbetet një sfidë papërballueshme, rasti i fundit ishte në një shkollë të Pejës, ku një nxënës u rrëzua nga kati i dytë.

Ndryshe, dhuna ndërmjet nxënësve në forma të ndryshme vazhdon të jetë e pranishme në mjediset edukative -arsimore në të gjitha shkollat e Kosovës, por në masë më të madhe në kryeqytet, në Prishtinë.