Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 37 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.
Për sa i përket shpërndarjes gjinore, nga rastet e regjistruara, 46.4% janë meshkuj dhe 53.6% janë femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 50.0/100,000, ndërsa tek femrat 58.0/100,000.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mosha e pacientëve varion nga 0 deri në 91 vjet (mesatarja është 45 vjeç). Numri më i madh (n = 233) i pacientëve janë të moshës 50-59 vjeç ose 20.9%, ku është regjistruar incidenca më e lartë specifike – 83.8/100,000. Në personat mbi 60 vjeç, incidenca është 59.2 në 100.000 njerëz.
Incidenca më e ulët e 18.8 dhe 18.4 për 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 dhe 10-19, ku janë raportuar përkatësisht 43 dhe 46 raste./Telegrafi/