Mbi 36 mijë qytetarë nënshkruhen në peticionin për uljen e tarifës së energjisë elektrike

Në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të ketë tarifë më të lirë të rrymës elektrike gjatë gjithë ditës. Kjo është kërkesa e mbi 36 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e shprehur nëpërmjet një peticioni.

Peticion

“Rreziku i shpejtë për përhapjen e virusit Covid 19 është një realitet. Prandaj, i mirëpresim masat shëndetësore të marra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe urdhrat për izolimin e popullatës. Në të njëjtën kohë, ne po theksojmë rrezikun e një problemi të ri, përkatësisht krizën sociale dhe varfërinë që do të shkaktohen nga masat e kujdesit shëndetësor nëse nuk ndiqen me kohë me masa sociale”

Në peticion theksohet se qëndrimi i detyrueshëm në shtëpi për thuajse tërë ditën dhe natën, nënkupton fatura më të larta të energjisë elektrike, ujë dhe ngrohje. Qytetarët kërkojnë të merren masa për parandalim të efektit negativ ekonomik të izolimit.

Peticion

“E gjithë kjo në një situatë kur qytetarët kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së një pjese të madhe të prodhimit dhe të të gjitha aktiviteteve të shërbimit. E gjithë kjo në një situatë ku pritet që të ketë familje pa një të punësuar në këtë periudhë. Prandaj, ne nxisim qeverinë të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme duke miratuar një seri rregullash ligjore për të ndihmuar popullsinë përmes transferimeve sociale. Por, përpara se ato të miratohen, duhet të merren masa urgjente menjëherë! Në radhë të parë është futja e një tarife të lirë për energjinë elektrike gjatë gjithë ditës, me qëllim parandalimin e efektit negativ ekonomik të izolimit të vetvetes – sasi të rritura në faturat e energjisë elektrike”

Në peticionin e paraqitur online thuhet më tej se kjo masë duhet të merret menjëherë.
https://www.change.org/p/%D0%B5%D0%B2%D1%82%D0%B8%D0%BD%D0%B0-%D1%86%D0%B5%D0%BD%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D1%81%D1%82%D1%80%D1%83%D1%98%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B4%D0%BE%D0%B4%D0%B5%D0%BA%D0%B0-%D1%82%D1%80%D0%B0%D0%B5-%D0%B2%D0%BE%D0%BD%D1%80%D0%B5%D0%B4%D0%BD%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D1%81%D0%BE%D1%81%D1%82%D0%BE%D1%98%D0%B1%D0%B0