Mbi 300 vajza për të zëvendësuar Kejvinën në “Xing”

Tashmë bukuroshja Kejvina Kthella nuk do të jetë më pjesë e emisionit të moderuar nga Ermal Mamaqi, kjo për shkak të një projekti të saj.

Ajo pohoi se do të largohej në Itali, ku sipas saj, diçka e bukur e pret. Me mjaft interes është se kush do ta zëvendësojë velinën.

Sipas “Xing.al”, në ambientet e “Tv Klan” ditën e sotme janë shfaqur më shumë se 300 vajza, për të zënë pozicionin e saj, ndërsa konkurenca është e lartë.