Mbi 30 mijë kartela falas u janë ndarë deri tani shtetasve serb për pikëpagesat rrugore

Sipas informatave të fundit, më tepër se 30 mijë kartela u janë shpërndarë shtetasve serb të cilët tranzitojnë nëpër vendin tonë, me qëllim që pa pagesë të mund të kalojnë pikëpagesat rrugore gjatë rrugëtimit.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovksi, theksoi se ky është një gjest i mirë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe rikujtoi se ky ishte një vendim qeveritar në shenjë faleminderimi për atë çfarë bëri Qeveria serbe për vaksinimin e qytetarëve nga Maqedonia.

Si shenjë faleminderimi për donacionet e vaksinave, tani shtetasit serb kanë mundësinë që nga 15 qershori deri më 15 gusht të mos paguajnë fare pikëpagesa rrugore. Këto kartela ato i marin gjatë hyrjes në Tabanoc.