Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve me Covid19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë se 5.3 milionë të infektuar.
Këto shifra të larta e rendisin SHBAnë në vendin e parë për nga numri i të infektuarve dhe të v*dekurve nga Covid19. Ndërkohë sipas një baze të dhënash të gazetës “New York Times” Kalifornia është shteti i parë amerikan që arrin në më shumë se 600 mijë të infektuar me koronavirus dhe rreth 11 mijë vde*kje si pasojë e tij.