Mbi 200 konkurse pune, vetëm për 2 muaj (VIDEO)

Në harkun kohor dhjetor 2019- shkurt 2020 janë hapur gjithsej 228 konkurse publike, për punësimin e 678 personave. Këto konkurse janë shpallur kur në vend veçse ishin paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri thonë se të gjitha punësimet janë të ligjshme dhe se konkurset janë shpallur sipas nevojës së institucioneve e ndërmarrjeve përkatëse për plotësimin e vendeve vakante. Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 69 konkurse janë ngrirë, si ai për afër 300 vende pune në Postave të Maqedonisë, apo tjetri për punësim të inspektorëve në Inspektoratin për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin E Gjuhëve.

Nga Anti korrupsioni thonë se shpallja e konkurseve në këtë periudhë i mban qytetarët “ të varur”, respektivisht se përmes këtyre konkurseve synohet ndikimi tek trupi votues.