Mbi 20 persona humbën jetën nga përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë


Përmbytjet e djeshme morën jetët e 21 personave në Bosnjë dhe Hercegovinë. Komunat Jabllanicë, Kiseljak, Kreševo, Konjiç, Fojnica dhe Jabllanica e Poshtme janë më të prekura nga katastrofa, dhe sipas vlerësimeve të para, dëmi nga përmbytjet në këto vende është i paimagjinueshëm.
Si të zhdukur raportohen gjashtëmbëdhjetë persona, dhe kërkimi për ta ka vazhduar që nga orët e para të mëngjesit. Sot në mëngjes u njoftua se është gjetur një grua shtatzënë e vrarë në fshatin Zlate, e cila humbi jetën pasi mbi të ra një pemë. Kryetari i komunës së Jabllanicës, Damir Shabanoviç, tha se po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme për të gjetur personat e zhdukur.

“Fatkeqësisht, ka një numër të madh viktimash pas motit të keq, po i kërkojmë të zhdukurit. Dërgoj shprehjet më të sinqerta të ngushëllimit të thellë dhe mbështetje për familjet e viktimave. Që nga orët e para të mëngjesit, në terren janë shumë shpëtues dhe makineri. Po bëjmë çmos për të ndihmuar të gjithë, për të shpëtuar njerëzit dhe pasuritë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që u solidarizuan me popullatën e Jabllanicës,” tha Shabanoviç.