Mbi 12 mijë persona janë të regjistruar si të papunë në Agjencinë e punësimit në Tetovë. Pjesa më e madhe e tyre, janë të moshës së re, deri në 29 vjeç. Kështu flasin të dhënat e fundit e Agjencisë për punësim në Tetovë.
Numri i të papunëve të regjistruar te ne bashkë me komunat për rreth, është 12 571, nga të cilët, 5081 janë femra. Struktura e moshës për momentin është deri në 29 vjeç, nga të cilët, 2764 burra dhe 1456 gra”-tha Lubço Apostollovski. drejtor i ASHP.
Edhe përkundër shifrave alarmante të të papunëve, nëpër rrugët e Tetovës, gjithnjë e më tepër shtohen kërkesat e firmave për punëtor.
Profesori Izet Zeqiri, në analizën e tij për tregun e punës, thotë se kjo dukuri ka të bëj kryesisht me mungesën e programeve për rikualifikim të punëtorëve.
Nuk kemi programe ku Agjencia për punësim do analizonte kërkesat që kanë kompanitë për fuqi punëtore, dhe këto të analizohen të hartojnë programe për rikualifikim të fuqisë punëtore në bazë të kërkesave të tregut. Elementi i dytë që është shumë i rëndësishëm është se kompanitë, nuk duan të investojnë në fuqinë punëtore , por kërkojnë fuqi punëtore me përvojë, të shkolluar dhe me dije specifike për punën e tyre”-tha Izet Zeqiri, profesor universitar.