Mbi 11 mijë mërgimtarë u regjistruan për 24 orë, Zvicra mbetet e para

Gjatë 24 orëve të fundit, në ueb faqen census.stat.gov.mk janë regjistruar 11.101 mërgimtarë të tjerë.
Me këtë shifër, numri i mërgimtarëve të vetëregjistruar ka arritur në gjithsej 171.620 të vetëregjistruar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në listën e detajuar të mërgimtarëve të regjistruar, e përditësuar në ora 08:00 të ditës së sotme, Zvicra vazhdon të jetë shteti ku regjistrohen më së shumti mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut. Prej 1 marsi deri sot, nga ky vend janë regjistruar 56.146 mërgimtarë.