Mbi 1000 fëmijë të infektuar sot në Kosovë

1080 raste të reja me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në grupmoshën deri 19 vjet.Në grupmoshën 10-19 vjeç janë regjistruar 899 raste të reja, ndërsa atë 0 deri 9 vjet 181 raste të reja.

Në Kosovë sot është vendosur rekord i rasteve të reja me koronavirus, plotë 2708 me një shkallë pozitiviteti prej 24.99 për qind. Më së tepërmi raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 1035, pasuar nga Mitrovica 234 dhe Peja 215.

Sot në mbledhjen e Komitetit për menaxhim të pandemisë COVID-19 u tha se shkollat do të jenë të fundit që do të mbyllen.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se tetë shkolla aktualisht janë duke zhvilluar mësimin në distancë.