Mbi 100 shtëpi digjen në qytetin kilian, Iquique

Një zjarr i pakontrolluar është përhapur në pjesë të një lagje të varfër në qytetin verior të Kilit, Iquique, duke shkatërruar 100 shtëpi.

Zjarrfikësit janë përballur me vështirësi të shumta për të depërtuar me kamionë në vendin e ngjarjes.

Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Katastrofave ka bërë të ditur se zjarrfikësit fillimisht kishin pasur probleme për ta lokalizuar zjarrin, për shkak se lagjja po përballej me reduktime të ashpra të ujit.

Zjarrfikësit pastaj ia dolën të operonin duke përdorur kamionë privatë të ujit për të lokalizuar flakët e zjarrit. Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur apo të lënduar.

Autoritetet ende nuk e dinë shkakun e zjarrit. Një lider i lagjes ka thënë se autoritetet po mundohen të largojnë të gjithë banorët e rrezikuar.