Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 10 mijë të in*fektuar me koro*navir*usin e ri, që shkakton sëm*undjen COVID19, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt të këtij viti. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën, janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infe*ktuarve në 10.086. Vikt*ima të reja nuk janë regjistruar, kështu që numri i të vde*kurve mbetet 460.
Sa i përket të infek*tuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup me 39 raste dhe Kumanova me 20 ndërsa numër më të vogël ka në 19 qytete tjera. Nga numri i përgjithshëm i të infe*ktuarve, raste aktive janë 4.199. Të dielën janë regjistruar edhe 70 persona të shëruar me çka numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 5.427.