Mbeturinat e mbeldhura në qytet, lihen përpara zyrave të Taravarit

Anëtarë të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar dhe Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, sot realizuan aksion pastrimi rrugëve të qytetit. Me qese të mbushura me mbeturina, ata u drejtuan drejt ndërtesës së administratës së komunën së Gostivarit, për të përçuar porosinë që kryetari në ikje Arben Taravari nuk arriti të mbajë të pastër në katër vitet e kaluara qytetin e Gostivarit.

Afrim Aruçi nga Iniciativa dhe njëherit bartës liste për Këshilltarë komunal në zgjedhjet e 17 Tetorit, vuri në dukje që ndodhen aty për të dëshmuar neglizhencën dhe paaftësinë e Taravarit për të menaxhuar me Komunën e Gostivarit.

“Ndodhemi para objektit të adiminstratës së Komunën së Gostivarit, ku duhet të punohet në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Por, fatkeqësisht sot ndodhemi këtu për të dëshmuar neglizhencën dhe paaftësinë e Taravarit për të menaxhuar me Komunën e Gostivarit. Ne jemi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Iniciativa qytetare për Gostivarin që dua. Anëtarët tonë dolën sot në terren dhe bënë punën që duhet ta bëjë dhe e ka obligim Komuna e Gostivarit. Pastruam lagjet e qytetit nga mbeturinat, pasi këto katër vite pastërtia në qytet ishte nën çdo nivel dhe pa kujdesin institucional”, tha Aruçi, për të shtuar që ashtu si kurse në aktivitetin e së hënës, edhe sot jemi në adresën e duhur.

“Pardje ishim për Kasinot që Taravari premtoi para katër viteve që do të gjejë mënyrë për ti larguar. Ky pretim erdhi nga Taravari dhe jo nga qeveria. Edhe sot jemi këtu për të ia bërë me dije opinionit që Taravari para katër viteve filiste për një qytet të pastër, kurse sot çdo cep i qytetit është i mbuluar nga mbeturinat. Pra, sot denoncojmë para jush atë që e dijnë të gjithë qytetarët e Gostivarit, edhe një premtim të pambajtur nga Taravari për një qytet të pastër. Për fund ftojmë Taravarin dhe “ekpin” e tij që vet ti mbartin keto mbeturina deri te Deponija rusino dhe të vertetohen se nuk ka azgjë nga premtimi që e dha para 4 viteve se do sjelle kompani e cila do investoj në Rusino në tre muajt e parë të mandatit”, përfundoi Aruçi.
Mbeturinat e mbledhura në qase plastike u lanë në shkallët në hyrje të objektit të administratës komunale.