Mbeti i turpëruar pasi u zbulua se kishte vendosur datën e gabuar të martesës si tatuazh


Një burrë vendosi të përkujtonte përvjetorin e parë të martesës me një tatuazh prekës. Mirëpo, ai mbeti i turpëruar pasi u zbulua se kishte vendosur datën e gabuar. Gruaja e tij, Ashley Carlevato, shkoi në TikTok për të zbuluar dështimin, duke shkruar në video: “Për përvjetorin tonë të parë të martesës vendosëm të bënim tatuazhe”.

“Ai supozohej të kishte datën tonë të dasmës me numra romakë në krahun e tij. Ne u martuam më 1 janar 2019 (1.1.19), por në vend të kësaj ai vendosi 11,919”, tha ajo.