Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Hysri Peçanit i njohur si Burdushi.
Në këtë mënyrë mbetet në fuqi aktvendimi i datës 17.11.2018 i Gjykatës Themelore në Prizren.
Burdushi dysohet nga prokuroria për shkak të tri katër veprave penale nga Kodi Penal “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas nenit 262, “ Shmangie nga tatimi”, sipas nenit 313, “Mashtrim” sipas nenit 335, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” neni 374, thuhet në njoftimin Gjykatës së Apelit të Kosovë, përcjellë Klan Kosova.
Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.