Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me bur*g” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Mesditën e 14 dhjetorit, SPAK-u lëshoi urdhër-arre*stin për Lefter Kokën, i cili shërbeu si ministër i Mjedisit në vitet 2013-2017.Arre*stimi i tij ka ardhur pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.
Kush është Lefter Koka?Ai fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në Qarkun e Durrësit, por vetëm dhjetë ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit të ri, më datë 1 shtator, Lefter Koka u dorëhoq nga mandati duke lajmëruar vendimin e tij përmes një postimi në Facebook.Karriera e tij politike ka nisur që në fillim të viteve 2000.Në krye të herës, Koka ka qenë kryetr i Bashkisë së Durrësit, në mandatin 2003-2007. Më pas, Koka, pjesë e LSI-së, do të bëhej ministër i Mjedisit në vitin 2013 në Qeverinë e parë të Edi Ramës, i cili bashkoi forcat me Ilir Metën, asokohe në një koalicion të gjerë parlamentar.
Në shtator 2017, Koka do të merrte postin e deputetit nën siglën e LSI-së, por këtë herë do të qëndronte në opozitë.Në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e tij me vendim partie në vitin 2019 – duke qëndruar kështu në Parlament – Koka iu bashkua socialistëve, ku mori edhe votat për të qenë pjesë e Parlamentit si deputet i Qarkut Durrës. Lefter Koka është një person, i cili i është afruar politikës nga bota e biznesit, duke zhvilluar një karrierë të shtrirë në dy dekada.