Mbështetje financiare nga Qeveria për gazetarët e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot vendosi që të miratoje Programin për mbështetjen e mediave të shkruara për vitin 2022.

“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Programin për mbështetje të shtypjes dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2022 dhe e angazhoi Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë që të zbatojë Programin”, sqaroi Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Kjo mbështetje financiare, sipas Qeverisë, realizohet me qellim ruajtjen e pluralizmit në fushën e mediave./ Portalb/