Mbërritën 100 mijë vaksina “Sinofarm” në Maqedoni, të moshuarit dhe të sëmurët kronik mbeten prioritet

Në Maqedoni arritën edhe 100 mijë vaksina kineze si donacion nga ar*mata kineze. Autoritetet shpresojnë se me këtë sasi të vaksinave do të përmirësohet edhe pasqyra epidemiologjike në Maqedoni.

Vaksinimi, sipas institucioneve, shkon sipas dinamikës së paraparë, sipas moshës dhe deri në fund të javës pritet të vaksinohen edhe 8.000 personat e moshuar të u paraqitën dhe që kanë prioritet para të rinjve.

Po ashtu do të vaksinohen edhe pronarët, ndërsa nga java e ardhshme fillon edhe imunizimi i punonjësve që punojnë në infrastrukturën krit*ike, ndërsa qytetarët të cilët në Serbi u vaksinuan me AstraZeneca, dhe janë nën 60 vjet do të mund të rivaksinohen me Sinofarm ose Pfizer, ndërsa këtë duhet ta bëjnë te mjekët amë.