Mbërrijnë dozat e vaksinës anti-COVID në Greqi dhe Itali


Kanë mbërritur në Itali dhe Greqi dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Mësohet se në Itali kanë mbërritur tashmë 9,750 doza të Pfizer-Biontech të cilat ishte nisur nga Belgjika.

Mësohet se furgoni i i cili transporton vaksinat është nën ruajtjen e karabinierëve. Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.

Edhe në Greqi paraqitet e njëjta situatë, e cila do të nisë fushatën e vaksinimit ditën e diel. Kryeminitri Kyriakos Mitsotakis është zotuar se ai dhe familja e tij do jenë grekët e parë që do vaksinohen, teksa më pas do vijojë faza e parë e planit me vaksinimin e personelit shëndetësor, punonjësve në azile, të sëmurët kronikë dhe punonjësit në qendrat e tyre, stafi me përparësi për punët e rëndësishme të qeverisë.