Mbaroi takimi katërorësh i liderëve, nuk ka marrëveshje!

Në Klubin e Deputetëve mbaroi takimi katërorësh i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni. Të pranishëm ishin liderët, Zoran Zaev nga LSDM, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, lideri i Lëvizjes BESA nga fraksioni i Afrim Gashit, Bilall Kasami dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ky takim u zhvillua për shkak se lideri i VMRO-DPMNE-së mbrëmë e braktisi takimin nga shkaku se, siç tha ai, nuk pajtohet me format të zgjeruar të takimit siç ishte mbrëmë.