Kylian Mbappé nuk do të duhet të operohet pasi theu hundën gjatë ndeshjes kundër Austrisë, e para për Francën në Kampionatin Evropian.
Sulmuesi 25-vjeçar u lëndua në një përplasje me Kevin Dans dhe u detyrua të largohej nga loja para fundit të ndeshjes.
Edhe pse parashikimet e para sugjeruan që ai mund të jetë në dyshim për pjesën tjetër të turneut, lajmet nga Franca thonë se është e mundur, edhe pse jo e sigurt, që ai të luajë në ndeshjen e së premtes kundër Holandës. Këtë e shkruan RMC Sport dhe shton se Mbappé ka qenë për kontroll në një spital në Dyseldorf dhe është konfirmuar që nuk ka nevojë për operacion. Mbappé me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar, por pritet të kthehet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Polonisë të martën e ardhshme.
Pritet që ai të luajë me një maskë mbrojtëse në fytyrë. Ai vetë e ka përmendur këtë pasi iu drejtua fansave të tij në X (ish-Twitter) me pyetjen, duke përdorur maska dhe emoji për të treguar lehtësim. “Ide për maskë?” i pyeti ndjekësit e tij. Mesazhi i tij u postua pak para orës 01:30 dhe tani ka grumbulluar mbi 13 milionë shikime.