‘Mbajeni koronavrusin larg si vjehrrën’: Deklarata që bëri një institucion të tërë të kërkojë falje

Në faqen zyrtare e Këshillit të Stockport në Britaninë e Madhe është publikuar një shkrim për Covid-19, duke treguar masat se si të mbrohen, por brenda tekstit qe edhe një fjali e cila ka bërë që shkrimi jo vetëm që të fshihet por të kërkohet falje publike nga ky institucion, shkruan Gazeta Metro.

Në faqen e Këshillit të Stockport në Britaninë e Madhe shkruhej që të mbani koronavirusin larg si vjehrrën.
“Hileja për distancimin social është të veproni sikur vjehrra është nëpër çdo cep të shtëpi”, thuhet në shkrimin e tyre.

Shkrimi solli një valë komentesh, pas të cilave këshilli kërkoi falje publike dhe e fshiu statusin në Twitter.
Gjithçka ka qenë në mënyrë të figurshme, por që ka ngjallur reagime sidomos tek gratë dhe tek ato me statusin e vjehrrës.