Mbahet takimi i fundit ndërmjet Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit (VIDEO)


Të dielën pasdite, mbahet raundi i fundit i bisedimeve mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov përmes profilit të tij në facebook, njoftoi se mbledhja e sotme, do të mbahet në mënyrë virtuale përmes platformës “Zoom” dhe se për konkluzionet e mbledhjes opinioni do të njoftohet përmes një komunikate për media.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se beson që do të gjendet zgjidhje mes MASH dhe SASHK. Ai informoi se po diskutohet edhe për rritjen e efikasitetit edhe të performansave të arsimit.
Në takimin e fundit që mbajti SASHK dhe MASH, sipas asaj që e bëri me dije Nedellkov kishin ardhur deri në disa qëndrime të përbashkëta.

Përndryshe, sot skadon afati 10 ditor për përmbylljen e bisedimeve, përshkak të së cilave diskutime greva në arsim u pezullua përkohësisht, por egziston mundësi ligjore për aktivizim për një periudhe 10 ditore shtesë për të ardhur deri në një zgjidhje më të mirë, e pranueshme për të dyja palët të përfshira në këtë çështje.

Greva e të punësuarve në shkolla fillore dhe të mesme dhe në kopshte filloi më 11 prill me kërkesë që pagat e tyre të rriten menjëherë për 18.4% dhe më pas të gjendet metodologji për nivelizim të pagave me pagën minimale. Gjatë bisedimeve me Qeveris, SASHK-ut fillimisht ju ofrua 10% rritje e pagave, e më pas 12%, por propozimet e Qeverisë nuk u pranuan nga anëtarësia e SASHK-ut.